EKSKLUZIVE/ Rreth 75% e votave në Maqedoninë e Veriut të numëruara, ja rezultatet

Nga KSHZ nëpërmjet një konference për shtyp, u kërkoi falje qytetarëve për publikimin e të dhënave në web-faqe. Nga KSHZ thonë se nga 75% fletëvotimeve në Maqedoninë e Veriut, ka garë të ngushtë mes partive politike ndërsa numërimi do të përfundojnë sonte.

Nga përpunimi i rezultateve në 2,206 nga 3480 vendvotime rezultatet janë si në vazhdim: koalicioni i LSDM-BESA prin me 36.76 për qind, i ndjekur nga VMRO-DPMNE me 36.02 për qind, BDI me 10.22 për qind, dhe koalicioni ASH-Alternativa me 7.97 për qind.

Ndërsa nga partitë e vogla, Partia e Majta ka 4.11 për qind dhe PDSH 1.33 për qind. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu