Eksporte drejt Anglisë, fermeri nga Elbasani tregon si nisi “aventura” nga një bisedë në “Facebook”

Sami Debrova nga Elbasani, afërsisht dy dekada më parë mbeti i papunë, gjendja e rënduar ekonomike e detyroi atë të shiste ullinjtë e kriposur të familjes.

Fati deshi që e gjithë sasia e ullirit të shitej brenda pak orëve. Mjaftoi vetëm kjo ditë për ta shndërruar Samiun nga konsumator ulliri, në fermer, e më pas në tregtar të ullirit të konservuar.

Në vitet 2000 filluam duke dalë në treg me pak ulli, te cilët na kishin mbetur nga mospërdorimi në familje, pamë që ato u shitën. Kështu na pëlqeu si ide dhe filluam duke mbledhur pak ulli e duke i përgatitur me mënyrën tradicionale ujë dhe kripë. Kjo më dha rezultat jo vetëm brenda tregut ne Shqipëri, por edhe në USA, Angli, Zvicer dhe Gjermani.”– tha Sami Debrova, Fermer.

Në këto dy dekada si prodhues, Samiu thotë se ka bërë hapa të vegjël dhe të sigurt. Pas tregu vendas, ulliri i zonës së Belshit do të shitej deri tek supermarketet e Amerikës.

“Tani gjetja e tregut amerikan qe shumë e thjeshtë një tregtar me origjinë shqiptare rastësisht e takova në një vizitë në Iran. Ai mori kampionet e ullirit e pëlqeu dhe shijoi. E nisëm me pak eksportin me një baletë dhe sot kemi arritur që të mbushim kontenierin.”- tha Sami Debrova, Fermer

Edhe Shqipëria mund të eksportojë prodhime bujqësore në Angli. 4 vite më parë rastësisht në facebookun e fermerit vjen një kërkesë miqësie nga një person i panjohur, kjo miqësi virtuale më pas u kthye në një marrëdhënie tregtare me Anglinë. Por viti 2023 është më i mirë për Samiun, kriza e ushqimeve në Britani të Madhe, shtoi dhe kërkesat për ullirin e Belshit. Samiu thotë se shteti ishull mund të jetë një treg shumë i mirë për prodhimet bujqësore shqiptare, dhe rruga për të shitur prodhimet shqiptare në Angli është tepër e thjeshtë mjafton të garantohet siguria ushqimore.

“Tani lidhja me Anglinë erdhi rastësisht nga Facebook-u ku u afrua tregtari me origjinë shqiptare. Kërkesa vjen duke u rritur për ullirin. Me Anglinë unë kam bërë një kontratë 5-vjeçare. Si fillim eksportova 10 kuintal, sot kemi arritur 200 kuintal në vit.”– tha Sami Debrova, Fermer.

Për Samiun Anglia e krizës ushqimore është tregu që do të donte çdo prodhues shqiptar, pasi produkti po shitet me çmimin që do të donte çdo fermer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu