Ende nuk ka marrë dënim pjesëtari i sigurimit të Kuvendit

Ende nuk është marrë masë disiplinore kundër pjesëtarit të sigurimit të Kuvendit i cili nuk iu përgjigj kërkesës së kryeparlamentarit Talat Xhaferit për ta larguar nga foltorja e kuvendit deputetin Vlladimir Gjorçev, njofton InfoShqip.

Në lidhje me incidentin me deputetin e VMRO-DPMNE-së Gjorçev, nga ministria e brendshme thonë se kundër zyrtarit policor nuk do të ngritet masë disiplinore meqë Sektori i kontrollit të brendshëm ka konstatuar se ai ka vepruar sipas rregullave dhe Rregullores së rendit të brendshëm të Parlamentit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu