Epilogu se çfarë ndodhi në Çair mes funksionarëve të BDI, ja me kë ishte në takim Bela para ngjarjes

Infoshqip jozyrtarisht ka mësuar se Valon Bela kishte takim me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu në një lokal afër marketit Princ në lagjen Topansko në Shkup, ndërsa qëllimi i takimit kanë qenë ankesat e Belës për ndërprerjen e rrogës që ka marrë nga komuna.

Takmi nuk ka shkuar si duhej dhe në vendngjarje kane ardhur personat E.J. E.A. R.N. dhe nje person i katërt. Jozyrtarisht mësohet se pas një përleshje fizike një person që ka qenë në shoqëri të Ejup Asanit, vëllait të Beqir Asanit, ka shtënë me armë dhe ka goditur me dy plumba Belën.

Nga MPB kanë njoftuar se Bela është i shtrirë në klinikën Shën Kliment Ohridi dhe është në gjendje stabile, ndërsa stafi mjekësor kanë njoftuar se në çdo çast pritet të futet në sallë operacioni.

Policia po punon në zbardhje të rastit. Kujtojmë se Bela fillimisht ka qenë pjesë e organizatës joqeveritare Realiteti, me pas i është bashkuar PDSh-së së Menduh Thaçit, ku ka qenë dhe nënkryetar. Pas daljes nga partia e Thaçit, Bela nga një përleshe fizike në Saraj pati përfunduar në klinikën universitare. Më vonu iu bashkangjit rradhëve të BDI-së ndërsa njihet për dyshimin se i ka dërguar plumb në fasoletë ish kryetarit të Çairit, Izet Mexhitit, që ti bëjë presion për ti dhënë një vend pune./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu