Erdogan bisedë telefonike me presidentin Iranian, ja për çka u diskutua

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të siguruar nga burimet presidenciale, Erdoğan dhe Ruhani gjatë bisedës kanë diskutuar mbi vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Erdoğan është shprehur se nuk e vlerëson si të duhur vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja. Ai theksoi se si Turqi janë për ruajtjen e Planit të Përbashkët për Veprim.

Dy liderët në bisedë gjithashtu folën edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu