Erdogan: Ç’po bën aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar bllokadën e Gazës nga Izraeli, duke thënë se ndërprerja e energjisë elektrike dhe ujit është kundër të drejtave të njeriut të palestinezëve.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Karl Nehammer, Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e SHBA për të dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon, duke thënë se kjo mund të çojë në një “masakër”.

“Çfarë po bën një aeroplanmbajtëse amerikane në Izrael? Çfarë do të bëjë? Ata do të shkatërrojnë Gazën duke goditur zonat përreth dhe do të fillojnë masakra të rënda”, tha ai.

Udhëheqësi turk përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar mes palëve dhe tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës. Erdogan shtoi se më vonë të martën, ai do të fliste gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu