Ngjarjet e fundit në Venezuelë tërhoqën vëmendjen e mbarë opinionit publik dhe ngjallën reagime të shumta nga liderë botërorë, tentativa e grusht shtetit nga disa është përkrahur e nga disa është dënuar, për këtë ka reaguar edhe presidenti turk Erdogan, shkruan InfoShqip.
“Si një vend që kemi lufutar kundër puçeve dhe që kemi përjetuar pasojat negative të tyre, dënojmë tentativën për grusht shteti në Venezuelë. Në demokraci, e rëndësishme është kutia e votimit.
Ata që përpiqen të emërojnë guvernator post-modern kolonial në Venezuelë, duhet të dinë se vetëm zgjedhjet demokratike përcaktojnë se si qeveriset një vend”.- Përfundoi Erdogan./InfoShqip.com









