Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se studimet e bëra tregojnë se Kanali i Stambollit do të jetë 13 herë më i sigurt për trafikun e anijeve në krahasim me Ngushticën.
Presidenti Erdogan u takua me studentët dhe iu përgjigj pyetjeve të të rinjve të doktoratës në Bisedën e 3-të të Bibliotekës të zhvilluar në Bibliotekën e Popullit në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Duke theksuar se është e domosdoshme të hidhet një hap për Kanalin e Stambollit dhe duke nënvizuar se Ngushtica e Bosforit në çdo kohë mund të përbëjë një kërcënim për një masakër mjedisore, Erdogan tha se për shkak të natyrës së Bosforit, veçanërisht nëpër kthesa, në disa vende anijet mund të përballen me një situata e quajtur “ngërçi i timonit” dhe mund të bëhet e vështirë për t’u manovruar.
Duke iu referuar aksidenteve të mëparshme në Ngushticën e Bosforit, Erdogan tha: “Ne duhet të mësojmë nga këto fatkeqësi. Sidomos Bosfori, nëpër të cilin kalojnë 45 mijë anije në vit, nuk mund ta mbajë më këtë fluks trafiku. Projeksionet tregojnë se kjo shifër në vitin 2050 do të arrijë në 78 mijë, dhe trafiku është vazhdimisht në rritje. Por kapaciteti i kalimit të anijeve të sigurta në Bosfor është vetëm 25 mijë. Meqenëse nuk mund ta mbyllim Bosforin për kalimin e anijeve, tani kemi vetëm një mundësi për të përballur trafikun në rritje, dhe kjo është Kanali i Stambollit.”
Ai deklaroi se studimet e bëra tregojnë se Kanali i Stambollit do të jetë 13 herë më i sigurt për trafikun e anijeve në krahasim me Ngushticën.
“Tani duke qenë se ka një situatë 13 herë më të sigurt, pse duhet të rezistojmë (insistojmë) ende në Bosfor? Cisterna, anije të mëdha mallrash … Tani ne të duhet të mbyllim Bosforin për kalimin e tyre dhe t’i zhvendosim (drejtojmë) të gjithë në Kanalin e Stambollit.”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.









