Erdogan: Kemi ardhur në fundin e lojës së Bashkimit Evropian

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se janë të detyruar që të mos harrojnë dhe të mos lejojnë që të harrohet tentativa për grusht shteti në 15 korrik nga Organizata Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) dhe për këtë arsye duhet të nxitet trajtimi i kësaj ngjarjeje në të gjitha platformat, që nga librat shkollorë, dokumentarë etj.

Presidenti turk mbajti një fjalim në çeljen e vitit të dytë legjislativ të periudhës së dytë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Deputetët duke treguar një qëndrim krenar dhe të fuqishëm ndaj tentativës së grusht shtetit i dolën për zot institutit që stabilizon vullnetin kombëtar, theksoi Erdoan dhe shtoi: “Gjatë këtij procesi, duke përjashtuar një grusht tradhtarësh, 79 milionë qytetarë i kanë tërë botës mësim e lirisë dhe demokracisë që do të tregohet shembull gjatë gjithë historisë. Populli ynë i tregoi tërë botës se nuk do të lejë bosh sheshin për ata që dëshirojnë të bëjnë grusht shteti. Ne jemi të detyruar që të mos harrojmë dhe të mos lejojmë të harrohet 15 korriku. Të gjithë ata që nuk e dënojnë 15 korrikun pa thënë ‘por’, ‘jo kështu’, ‘jo ashtu’ është pjesë e tentativës së grusht shtetit dhe e mbrojnë atë të paktën shpirtërisht”.

Presidenti Erdoan u shpreh edhe në lidhje me terrorin.

Ai nënvizoi se Turqia së bashku me FETO-n është nën sulmet e shumta edhe të organizatave terroriste PKK dhe zgjatimeve të saj si DAESH-it.

Ai theksoi gjithashtu se veçanërisht kohët e fundit, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me rajonin është dëshmitare e një paqartësie serioze dhe mesazheve kontradiktore.

“Një pjesë e udhëheqjes amerikane vazhdon me insistim bashkëpunimin me organizatat terroriste PKK/PYD-YPG në Siri dhe Irak, një pjesë tjetër mundohet të ndjekë politika më të afërta me ndjeshmëritë tona” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Operacioni ‘Mburoja e Eufratit ka në objektivë të gjitha organizatat terroriste në Siri dhe është një operacion legjitim i filluar së bashku me popullin e rajonit nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Në princip nuk u ndeshëm me kundërshtimin e askujt por defakto askush nuk ka dhënë mbështetje. Korridori i terrorit që përpiqen të ngrenë përgjatë kufirit tonë lindor dhe veprimtaritë e përshkallëzuara të PKK-së dhe DAESH-it në vendin tonë na detyruan që ti futemi kësaj rruge me vetë mundësitë tona”.

Kurse në lidhje me liberalizimin e vizave, Presidenti turk u shpreh në këtë mënyrë: “Zbatimi i liberalizimit të vizave për vendin tonë premtuar nga Bashkimi Evropian duhet të hyjë në fuqi këtë muaj. Kur shohim deklaratat që vijnë nga ana e Bashkimit Evropian vëmë re që një temë që përmban një rëndësi thelbësore për Turqinë përpiqet ta kthejë në një parakusht të procesit. E them shumë qartë: Ky qëndrim është shpallja e mosdashjes së përmbushjes së fjalës që i është dhënë Turqisë. Dhe prapë e them shumë qartë: Ata e dinë…Turqia gjithmonë ka qenë pala që i ka mbajtur premtimet e saj.”

“Nëse Bashkimi Evropian me një vlerësim objektiv do të bëjë Turqinë anëtare të plotë, para kësaj nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi gati për këtë. Por në një kohë që nuk ka asnjë qëllim të tillë, nëse mendojnë se do të na zvarrisin duke na bërë imponime të palogjikshme, ata janë duke gabuar rëndë. Ata duhet ta dinë se kemi ardhur në fund të kësaj loje. Zgjedhja për të vazhduar rrugën me apo pa Turqinë i përket vetë Bashkimit Evropian. Ata të mos mundohen të bëjnë dinakëri për të na e hedhur neve përgjegjësinë” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu