Erdogan: Një rend i ri global po merr formë dhe hegjemoniteti i perëndimore ka pëfunduar

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se periudha e arrogancës dhe hegjemonisë së vendeve perëndimore mbi politikën ndërkombëtare ka përfunduar dhe e gjithë bota, përfshirë vendet perëndimore, tani po e pranojnë këtë realitet.

I ka ardhur fundi hegjemonisë dhe superioritetit perëndimorë në menaxhimin e krizave globale dhe të gjithë janë të bindur me këtë realitet të ri. Hegjemonia perëndimore që zgjati qindra vite ka përfunduar dhe një rend i ri botëror po merr formë” theksoi ai në një intervistë të dhënë ditën e Martë.

Ai shpjegoi se “pas Luftës së Ftohtë, bota dëshmoi një politikë të re globale të përqendruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por u bë e qartë se nuk është e mundur që ajo të kontrollojë të gjithë sistemin ndërkombëtar vetëm. Ajo u përpoq dhe dështoi, u tërhoq nga Iraku dhe u detyrua të tërhiqet nga Afganistani dhe nuk mundi të krijojë një sistem demokrtik në to “.

Ai iu referua rritjes së vendeve të tilla si Turqia si një lojtar në skenën ndërkombëtare, duke shtuar se “jo vetëm Turqia, shumë vende të fuqisë së mesme kanë filluar të ngrihen në majë dhe të shfaqen. Ne nuk jetojmë më në një botë ku çfarë diktojnë fuqitë e mëdha duhet zbatuar “.

Ai shtoi se vendi i tij ka arritur një fazë të fuqisë, ku mund të kryejë operacionet e saj ushtarake më vete dhe të krijojë një industri lokale të mbrojtjes.

Një ditë më parë kur foli edhe për çështjen e hidrokarbureve të mesdheut presidenti Erdoğan në formë retorike tha: “Pse, ne do të pranojmë hartat që vizatohen dikund dhe na sillen mbi tavolinë?!!!”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu