Erdogan premton se do luftojë për zbardhjen e të vërtetës mbi vdekjen e Morsit

Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia do të përpiqet të ndriçojë mbi vdekjen e dyshimtë gjatë seancës gjyqësore të presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne (Turqia) do të luftojmë që të ndriçohet çështja (vdekja e Morsit) duke shfrytëzuar deri në fund mundësitë që dalin nga e drejta ndërkombëtare”, tha Erdoğan në një konferencë për media në Stamboll.

Presidenti turk po ashtu kërkoi një hetim të Kombeve të Bashkuara (OKB) për vdekjen e papritur të Morsit, presidentit të parë dhe të vetëm të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike në vitin 2012.

“Besoj se OKB do ta vendos në axhendë vdekjen e dyshimtë të Morsit dhe do të kërkojë llogari nga përgjegjësit”, tha Erdoğan.

Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën dy ditë më parë në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Morsi, një anëtar kryesor i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u përmbys nga pushteti dhe u burgos në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel-Fattah al-Sisi.

Ai u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që tragjedia e Morsit të harrohet, ashtu siç bëmë me vrasjen e Jamal Khashoggit”, tha presidenti turk, duke iu referuar vrasjes së gazetarit saudit, Khashoggi, në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Khashoggi u vra më 2 tetor të viti të kaluar nga një grup operativësh saudit pak pasi hyri në konsullatë.

Autoritetet e Arabisë Saudit ofruan disa rrëfime kontradiktore për të shpjeguar zhdukjen e gazetarit saudit para se të pranonin se ai u vra në ndërtesën diplomatike, duke hedhur fajin për vrasjen e Khashoggit ndaj një lëshimi operacional të kryer nga agjentë mashtrues.

Ata pastaj ngritën padi kundër 11 vrasësve të dyshuar, dhe zyra e prokurorisë kërkoi shqiptimin e dënimeve me vdekje për pesë të paditurit e parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu