Erdogan pret Vuçiçin në Stamboll, diskutojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiç dhe Erdogan kanë diskutuar për shumë çështje, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova/

Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çështjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu