Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se muzeu Aja Sofia mund të kthehet në xhami. Për këtë ka reaguar Ministria e jashtme greke.
Ministri i jashtëm grek, Yorgos Katrugalos, ka thënë se deklarata e presidentit turk për kthimin e Aja Sofias në xhami, është një ofensivë jo vetëm ndaj të krishterëve por edhe ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar.
“Çdo vendim për statusin e Aja Sofias është një lëndim ndaj ndjenjave të të krishterëve por edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Shpresojmë që presidenti turk do ta përmirësojë deklaratën e tij”, ka thënë ai.










