Erdogan “zemëron” Putinin për Krimenë

Mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është me rëndësi kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, thotë presidenti turk.

Ankaraja mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe kundërshton aneksimin e paligjshëm të Krimesë, tha të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është një nevojë thelbësore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”, tha ai në një videomesazh në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë.

Platforma e Krimesë është mekanizmi koordinues ndërkombëtar i Ukrainës për të sjellë vëmendje më të madhe globale ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë Platformën e Krimesë, e cila u krijua për të zgjidhur çështjen e Krimesë në mënyrë paqësore, raporton Anadolia.

“Pozicioni parimor i Turqisë nuk ka vetëm baza ligjore, por edhe morale”, tha Erdogan.

Siguria dhe mirëqenia e tatarëve të Krimesë

Presidenti turk shtoi se mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është me rëndësi kyçe jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global.

“Sigurimi i sigurisë dhe mirëqenies së tatarëve të Krimesë është gjithashtu ndër prioritetet e Turqisë,” tha ai.

Erdogan përsëriti gjithashtu se pret që Nariman Dzhelyal, zëvendëskryetar i Tatarëve të Krimesë, dhe të paktën 45 tatarë të tjerë të Krimesë të arrestuar nga Rusia, të lirohen në vitin 2021.

“Tatarët e Krimesë, të cilët kanë vuajtur shumë gjatë historisë, po luftojnë për një jetë paqësore në atdheun e tyre”, shtoi Erdogan.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë rolin e saj ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës për të siguruar paqen në rajon. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu