Escobar komenton deklaratën e Hill dhe i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO’n

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, thotë se SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Por, sipas Escobar, Serbia edhe asnjë shtet tjetër nuk mund t’ua përcaktojë fqinjëve të vetë zgjedhjen e aleancave të sigurisë, duke iu kundërpërgjigjur kështu një kërcënimi të presidentit serb ndaj Kosovës.

Gabe Escobar, këto qëndrime i dha duke komentuar edhe një deklarim të fundit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që citohet të ketë thënë se “Serbia sot është më afër NATO-s sesa Kosova”.

SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë në theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në“, thekson Gabriel Escobar në një deklaratë të lëshuar të enjten, për gazetën online Reporteri.net.

Tutje, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor i është kundërpërgjigjur direkt edhe një mesazhi kërcënues të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu