“Është besimtar mysliman, dyshemenë e Kishës e bëri me gjysmën e çmimit”, postimi i veçantë i Mrizit të Zanave

Mediat ndërkombëtare, por edhe lokalet shpesh kanë lajme që e errin imazhin tonë si popull.
Harrojmë që kemi gjëra të mrekullueshme që na bashkojnë, të veçanta që rrallë i gjen në botën e sotme.

Një prej këtyre rasteve e tregon ky postim i Altin Prengës, mjeshtrit të njohur të Mrizit të Zanave.

Mikut tim Behar Hoxha i kerkova të punonte dyshemenë e kishës së re të Naraçit. Behari është besimtar Mysliman, por më tha ndryshe nga punët e tjera për tempullin e zotit dhe ku luten shqiptarë unë do të marr 1/2 e pagesës.

Sa njerëz të mirë ka ky vend që të mbushin me shpresë dhe rrezatojnë mirësi!” – shkruan Prenga duke postuar foto.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu