Është ngritur procedurë ndaj tetë personave për mosrespektim të orës policore në Gostivar

Prokuroria Publike ngriti procedurë për tetë persona nga Gostivari për shkak të mosrespektimit të masave për ndalesë të lëvizjes.

“Të akuzuarit, në disa ngjarje të ndara penale e kanë kryer veprën penale ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë’ nga neni 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ata nuk i kanë respektuar masat dhe vendimet për ndalesë të lëvizjes së popullatës, e prandaj gjatë orës policore pa leje, në këmbë ose me automjete kanë lëvizur nëpër qytet”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike.

Për të akuzuarit, Prokuroria me propozimet për dhënien e urdhrave ndëshkues ka kërkuar nga Gjykata që t’iu shqiptojë gjoba në të holla në vlerë prej nga 100 gjoba ditore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu