Është një nga psikiatrët më të mirë në botë dhe zbulon disa rregulla që do u ndryshojnë jetën për mirë

Përmirësimi i lidhjeve, gjetja e një pune më të mirë, zgjerimi i shoqërisë, lumturia dhe kënaqësia në jetë janë diçka që vërtetë kërkojnë përkushtim dhe shumë durim.

Mbi të gjitha, janë gjëra të cilat të gjithë duam t’i arrijmë, transmeton Telegrafi.

Një nga psikiatrit më të mirë në botë na i ka zbuluar disa rregulla që na ndihmojnë t’i arrijmë ato.

Dr. Mikhail Litvak është psikolog rus, psikoterapist dhe autor i më shumë se 30 librave mbi psikologjinë praktike dhe popullore.

Ai sugjeron se lumturia, suksesi profesional e personal janë gjëra të cilat përcaktohen nga mënyra si e jetoni jetën.

Më poshtë i keni disa rregulla nga ai që ju ndihmojnë të keni sukses në jetë dhe t’i përmirësoni lidhjet:

1: Mos e ndiqni lumturinë sepse nuk do ta gjeni te njerëzit tjerë dhe në gjërat materiale – ajo gjendet brenda JUSH.

2: Nëse jeni të kënaqur me veten dhe e dini se jeni të mirë, të mençur dhe me vlerë, atëherë nuk ju duket e domosdoshme që njerëzit tjerë ta mendojnë të njëjtën gjë për ju.

3: Nëse dëshironi diçka tejet shumë, atëherë mos pritni dhe mos e kërkoni lejen e askujt për ta bërë ose pasur atë. Sigurohuni që ju keni kontroll mbi atë gjë.

4: Sigurohuni t’i planifikoni veprimet dhe ta organizoni jetën mirë, pastaj lumturia vjen si rezultat i kësaj.

5: Është e pamundur ta kënaqni çdo person në botë. Përpjekja për ta bërë këtë vetëm do t’ju bëjë të ndiheni jo komod dhe të lodhur emocionalisht.

6: Depresioni është i tmerrshëm, i dëmshëm dhe i vështirë, s’ka dyshim. Por, prapëseprapë ju mundëson t’i shikoni thellësitë e shpirtit, të mendoni për veten dhe t’i kuptoni gjërat që janë duke ju shtyrë para ose tërhequr pas.

7: Ta shpenzoni kohën duke lexuar një libër të mirë është gjithmonë gjë më e mirë dhe më fitimprurëse për ju sesa të flisni me një person të rëndomtë.

8: Ka vetëm një arsye se përse duhet ta lini punën ose ta përfundoni një lidhje – paaftësia për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here