Eurodeputeti bullgar Xhambaski tha para hartës së Bullgarisë së Madhe se bullgarët vendosin se kush janë maqedonasit (VIDEO)

Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski me provokime të reja. Në një video të postuar në Facebook, në të cilën ai qëndron përballë hartës së Bullgarisë së Madhe, ai i drejtohet kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili ditë më parë tha se nuk e njeh, transmeton InfoShqip.

Nuk ka rëndësi nëse më ka njohur Kovaçevski apo jo. Nuk është një dramë. E rëndësishme është që ne ta njohim atë. E dimë kush është, nga cila familje vjen dhe i dimë rrënjët e tij“, thotë Xhambaski, i cili po ashtu thotë se “Kovaçevski ka bartur kafetë në takimet mes Zaevit dhe Borisovit”.

Mbante dosje, bënte punë burokratike. Kjo është detyra e përmbushësve të vullnetit të dikujt tjetër. Është fasadë, e përmbush agjendën e Beogradit dhe të Kremlinit“, thotë Xhambaski.

Ai shton se Maqedonia nuk ka histori para vitit 1944 dhe konteston veçantinë e identitetit maqedonas.

Dimitar Kovaçevski pohon se maqedonizmi ishte origjinal, por është një ideologji antibullgare, naziste, fashiste dhe bolshevike që ka për detyrë të zhdukë traditën, kulturën dhe historinë bullgare në Maqedoni. Është një identitet i rremë, i cili është antibullgar.

Ne bullgarët vendosim kush jeni, jo ti Dimitar, as Beogradi apo Kremlini. Maqedonia është bullgare dhe do të jetë“, thotë mes tjerash Xhambaski në videon e cila përmban fyerje të shumta dhe gjuhë të urrejtjes./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu