Evakuohet furgoni me pasagjerë pas stuhisë në Shkup (VIDEO)

Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.

Bulevardi Goce Dellçev në nënkalimin e sheshit Skënderbej ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë. Për fat të mirë, zjarrfikësit janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë evakuimin e pasagjerëve.

Përmbytje ka edhe në nënkalimin pranë Hotel Continental, si dhe janë përmbytur edhe bodrumet dhe garazhet e East Gate Mall.

Qyteti i Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu