Evakuohet vajza 7 vjeçare që i tregoi botës për masakrën në Halep

Bana Alabed, vajza 7 vjeçare nga lindja e Halepit e cila i tregoi botës masakrën në Halep përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale është evakuuar duke u dërguar në një zonë të sigurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në Idlib, thuhet se Bana bashkë me familjen e saj janë nisur me autokolonën e mëngjesit të sotëm dhe kanë arritur në Idlib.

Vajza e vogël Bana bashkë me mamanë e saj Fatma-n e cila është mësuese e gjuhës angleze, jetonin në lagjen Katixhi në lindje të Halepit. Përmes një llogarie në Twitter të hapur 3 muaj më parë, ata i bënin thirrje botës të vihen në lëvizje për të ndaluar masakrën atje.

Fatma dërgoi një mesazh ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu duke i kërkuar atij ndihmë, ndërkohë shefi i diplomacisë turke i kishte dhënë fjalën se do të çojë familjen e saj në një vend të sigurt.

Vajza dhe mamaja kanë rreth 320 mijë ndjekës në Twitter.

Mëngjesin e sotëm rifilluan evakuimet nga lindja e Halepit pas ndërmjetësimit dhe garantimit nga ana e Turqisë dhe Rusisë. Ndërkohë ende është duke vazhduar ky proces.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu