Fajon: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, Kosovës do t’i duhen vite të tëra për liberalizim (VIDEO)

Kosovës do t’i duhen vjet të tëra për liberalizimin nëse nuk e miraton në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi. Paralajmërimin e ka bërë raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon. Ajo ka thënë se ku mbetet kushti i vetëm i pa përmbushur për liberalizimin.

“Kushtet për liberalizimin janë dakorduar nga të dyja palët, Qeveria dhe Komisioni. Përderisa jemi në këtë pozicion dua të ritheksoj se ne si politikanë duhet ta kuptojmë se cili është qëllimi ynë kryesor, e ky është që tu shërbejmë qytetarëve. Liberalizimi i vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë sjell progres të madh në kuptimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe në kontaktet mes njerëzve, u ka hapur mundësi të rinjve dhe këtu unë si europarlamentare besoj fuqishëm se duhet të bashkëpunojmë. E kuptoj kompleksivitetin e çështjes së kufirit dhe unë nuk mund ta zgjidh këtë por unë shpresoj se Qeveria dhe Parlamenti do të binden për miratimin në mënyrë që të mos humben edhe shumë vite të tjera dhe të sjellën rezultate të prekshme për qytetarët. E keni mësuar leksionin në rajon se asnjë shtet nuk mund të bëhet pjesë e BE’së pa i zgjidhur kufijtë”, tha Fajon për Interaktiv të KTV’së.


T.Fajon by GazetaExpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu