Fati i keq duket se e ka ndjekur Barcelonën pas humbjes së turpshme me Liverpulin, mbrëmjen e së martës. Tashmë katalanasit kanë humbur sulmuesin e tyre, Lui Suarez. Lajmi e ka bërë zyrtare vet klubi katalanas me anë të një njoftimi.
Uruguajani iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditën e djeshme, në meniskun e gjurit të djathtë. Kështu sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për katër deri në gjashtë javë.
Suarez do të humbasë sfidat e mbetura në kampionat dhe finalen e “Kupës së Mbretit” me Valencian.
Foto:











