Fatos Nanon nuk e keni parë ndonjë herë kështu (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi tregon ish- kryeministrin Fatos Nano nën shoqërinë e ish-bashkëshortes Rexhina dhe mikun e tij Kastriot Islami.

Bëhet fjalë për vitet ’90, kur Fatos Nano ende nuk ishte burgosur ndërsa në qeveri ishte e djathta, kurse President Sali Berisha. Ajo që bie lehtë në sy në videon rreth 3 minuta është klubi ku ndodhen politikanët dhe njerëzit e ulur përreth.

Një ambient i thjeshtë, me njerëz akoma më të thjeshtë që diskutojnë e qeshin me Fatos Nanon, ndërsa Islami dëgjon dhe përtyp mezet që ka përpara. Teksa i sheh këto pamje të duken vite dritë larg atyre pamjeve kur Nano ishte në pushtet.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu