Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Deputeti nga radhët e BDI-së, Bedri fazliu i ftuar në “Magazina Ekonomike”, ku debatohet rreth propozim buxhetit për vitin 2023, tha s ky buxhet është bazuar në katër shtylla shumë të rëndësishme, përfshi edhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Fazliu me këtë rast përmendi procesin e skriningut, duke përkujtuar se në rrjedh e sipër është kapitulli 32.

“Ky buxhet bazohet në principe tjera, në katër shtylla tjera kryesorë, apo 5. E para është lufta me krizën ekonomike, lufta me krizën energjetike, stabiliteti ekonomik dhe zhvillimi ekonomik, konsolidimi fiskal dhe i qëndrueshëm dhe kemi dhe një shtyllë tjetër shumë të rëndësishme ku me miratimin e marrëveshjes së Francës ku vendi jonë ka filluar rrugëtimin e anëtarësimit në BE, ku jemi në fazën e skriningut, momentalisht jemi në kapitullin e 32 dhe ndahen mjete për financimin e këtyre projekteve dhe këtyre ideve sepse së shpejti do të jemi edhe anëtarë I BE-së. Pra kur caktohet koncepti I një buxheti ckatohet edhe momentum në të cilën ai buxhet hartohet. Kuptohet kriza ekonomike që ka ardhë si shkas I luftës Rusi-Ukrainë, nga 24 shkurt 2022 të cilën luftë askush nuk e kishte paramenduar”, tha Bedri Fazliu nga BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu