Fazliu: Opozita nuk ka program dhe prandaj ikin prej debateve televizive

Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu sonte ka qenë i ftuar në emisionin Zoom në TVM2. Në emision u diskutuan shumë tema por fokusi i veçantë në sferën e ekonomisë. Fazliu nga studio e servisit publik i bëri thirrje opozitës që të mos ikin nga debatet televizive, por të pranojnë ftesat dhe të prezantojnë programin e tyre nëse kanë, duke shtuar se ikja prej debatit nënkupton që nuk kanë program.

“Ikja nga debati e opozitës Vlen por nuk e di sa vlen, mirëpo nuk ka argumente dhe program ekonomik për t’u ballafaquar dhe për këtë arsye nuk kanë pranuar të jenë sonte këtu në këtë emision. Ata nuk japin asnjë argument se çfarë mendojnë të bëjnë”, theksoi deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu