Fejzi Hajdari: Dalja e Blerim Rekës për president i ndihmon VMRO-së (VIDEO)

Botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari ka hedhur dyshime mbi kandidaturën e Blerim Rekës. Sipas tij ai i ndihmon VMRO-së për të dëmtuar Pendarovksin.

Fejzi Hajdari thotë:

“Mos kandidimi i një kandidati presidencial nga partitë shqiptare, dhe dalja i një kandidati të pavarur mu mle me dyshu shumë. Apriori dihet se kandidati shqiptarë shancë minimale nuk ka të fitojë, mendoj kandidati shqiptarë i pavarur. Të kishin marrë një qëndrim të gjithë partitë shqiptare me një kandidat atëeherë edhe une do ti besoja, mirëpo dalja e një kandidati të pavarur më le shumë për të dyshuar. Kjo është për të dëmtuar kandidatin e LSDM-së dhe ti jep mundësi tjetrit të VMRO-së” thotë Fejzi Hajdari për emisionin Target.

Ndryshe kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut sot realizuan ditën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 prillit. /TS

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu