Fëmija i pasur hedh para nga vetura e tij në rrugë dhe pret të shikojë reagimin e kalimtarëve (VIDEO)

Një fëmijë rus ka shkaktuar zemërim pasi u filmua duke hedhur para nga një dritare e një veture, pas së cilës gjë ka pritur reagimin e kalimtarëve.

Fëmija pa emër, fytyra e të cilit ishte mbuluar nga një maskë, ishte filmuar duke mbajtur para në vlerë prej rreth 750 dollarëve në dorën e tij.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është pritur me zemërim nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi që është vlerësuar si një arrogancë, kur kihet parasysh fakti se një shumë e tillë ishte e njëjtë me pagën mesatare mujore në Shën Petersburg.

Në pamjet, fëmija i pasur thotë: “Shteti nuk i ndihmon njerëzit në nevojë, prandaj bëhuni mirënjohës që ka njerëz si unë”.

Sekonda më vonë, ai fillon të hedh paratë e gatshme nga dritarja, në drejtim të njerëzve që ecnin në trotuar. /Telegrafi/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu