Fëmija shitet në e-Bay, prindërit: Sa ofroni?

Policët janë duke hetuar në lidhje me një rast tepër të veçantë të shitjes në e-Bay të një fëmijë të vogël të sapolindur të seksit femër.

“Fëmijë 40-ditësh me emrin Maria… në shitje”, – shkruhet në postimin që dyshohet se është bërë në Duisburg të Gjermanisë.

Në bazë të njoftimit, ankandi për Marian e vogël ka përfunduar me shitjen e saj kundrejt shumës prej 5 mijë euro. Lajmërimi ishte i shoqëruar me disa foto të ndryshme të foshnjes.

Edhe pse postimi u fshi brenda 30 minutave nga stafi i e-Bay, njoftimi tronditës arriti të përhapej me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Disa orë më vonë ai u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe në forume të ndryshme.

Postimi u raportua edhe në policinë e Gjermanisë,e cila nisi një hetim të mirëfilltë në lidhje me personin që e kishte bërë këtë lajmërim.

beb1 beb2 beb3


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu