Fëmijën dyvjeçar e zë dollapi, shikoni si e shpëton binjaku i tij (VIDEO)

Një video tejet interesante është shfaqur në internet, në të cilën shihet se si një vogëlush dyvjeçar shpëton vëllain e vet binjakë që e kishte zënë dollapi.

Kamerat e sigurisë të instaluara në dhomën e vogëlushëve, kishin kapur momentin kur njëri nga binjakët e pëson keq kur i bie përmbi dollapi, dhe në ato momente kritike vëllai i tij gjen forcën që ta ngrit lart dollapin për ta nxjerr, pasi rrezikohej të mbeste pa frymë pasi i kishte rënë mbi gjoks dhe kokë, transmeton Telegrafi.

Në fillim binjaku që po mundohej të shpëtonte vëllain nuk kishte ide si ta bëjë këtë, dhe kështu filloi ta analizoi terrenin dhe në fund e kuptoi se vetëm duke e shtyrë dollapin mund ta nxjerr vëllain që kishte ngecur nën të.

Por, është interesant fakti se si një vogëlush dyvjeçar arrin të gjej forcë që ta lëviz një dollap kaq të rëndë, duke marrë parasysh moshën dhe fizikusin e tij.

E gjithë kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Utah të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu