Fero shndërrohet në shembull të hoxhallarëve, Omer Bajrami: Lumturia gjendet në Islam, vëllai jonë Fero

Fero pas kalimit të tij në fenë islame tashmë është shndërruar në shembull të hoxhallarëve. Ai ka pak javë kur ka zbuluar se po i falë 5 vaktet dhe se largohet nga muzika pasi është haram.

Së fundi, ishte i ftuar në një emision kosovar, ku edhe ka shpjeguar se si ka ndodhur kalimi i tij në fenë islame e gjithashtu edhe ndryshimi i tij nga jeta e “shfrenuar” në jetë të lumtur shkaku i fesë.

Fjalët e mëdha që ai i ka shprehur në emision tashmë po merren shembull për të mirë nga hoxhallarët.

Hoxhë Omer Bajrami ka krijuar një video me fjalët e Feros e ligjëratat e tij.

“Lumturia gjendet vetëm në Islam. Vëllai jonë Fero, si shembull…”, ka shkruar hoxha.

Postimin e hoxhës e ka shpërndarë në ‘Instagram’, edhe vetë Fero.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu