Fetahu: Haxhi edhe këtë vit do të kushtojë 6.650 euro, nuk do rritet çmimi, por edhe s’ka më vende

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu në një intervistë për Daily Click në TV21 theksoi se edhe sivjet haxhi do të kushtojë 6.650 euro.

Ai bëri të ditur se rezervimet janë bërë gati deri në vitin 2026. Sipas tij, për dallim të vendeve të rajonit, në Maqedoninë e Veriut sivjet nuk do të rritet çmimi.

“Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk ka vend edhe për vitin 2026, interesimi është aq i madh nga Maqedonia. Këtë vit unë kam presion të madh të gjenden vende, nuk ka. 2020 haxhi shkojnë sivjet, është mbushur para një viti, tash është mbushur në vitin 2025-2026, tash kanë filluar të regjistrohen për vitin 2027, dmth njerëzit janë shumë të kënaqur”, tha Fetahu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu