FIFA publikon listën e 23 futbollistëve të nominuarve për formacionin e vitit 2021, befasisht mungon ky lojtar

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka zbuluar listën e 23 futbollistëve të nominuar për formacionin e vitit 2021. Nga 23 lojtarë sa janë të nominuar, vetëm 11 prej tyre do të zënë vend në formacionin më të mirë të këtij viti.

Kriteret për të hyrë në 11-shen e vitit janë performimi në nivel prej 8 tetorit të vitit 2020 deri 7 gusht të vitit 2021 dhe paraqitjet që të paktën të jenë 35 ndeshje zyrtare në atë periudhë kohore.

Në listën prej 23 lojtarëve të nominuar çuditërisht mungon sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili aktualisht është futbollisti më në formë në Evropë.

Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve të nominuar për formacionin më të mirë të vitit 2021.

Alisson, Donnarumma, Mendy, Alaba, Alba, Alexander-Arnold, Bonucci, D. Alves, Dias, Busquets, B. Fernandes, De Bruyne, F. de Jong, Jorginho, Kante, Benzema, Haaland, Lewandowski, Lukaku, Mbappe, Messi, Neymar, Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu