Filipçe: Bëjmë plan për rritje të kapaciteteve shëndetësore në repartet interne në mbarë vendin

Në periudhën në vijim i përforcojmë të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend. Bëjmë mobilizim të tërësishëm të punonjësve shëndetësor nga shëndeti publik, të cilët do të përfshihen në shërimin e pacientëve me koronavirus, ndërsa gjithashtu do t’u ndihmojnë edhe kolegëve në repartet infektive, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimeve të sotme të punës me drejtorët e Klinikave universitare, Spitalet klinike dhe të përgjithshme përreth shtetit, si dhe me infermieret kryesore nga Klinikat në Shkup.

Ai theksoi se përgatisin kapacitete plotësuese me qëllim të ballafaqimit më të mirë me këtë virus të paparë në periudhën e dimrit, duke potencuar se në pritje janë për të arritur edhe testet e shpejta në ndihmë gjatë detektimit të pranisë së virusit kovid gjatë hospitalizimit të pacientëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu