Fishkëllehet Kadri Veseli në Drenas, ia ndërpresin fjalimin (VIDEO)

Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i është pamundësuar fjalimi në Drenas nga disa simpatizant të PDK-së nga kjo komunë.

Derisa mori fjalën para të pranishmëve, këta të fundit janë shprehur të pakënaqur në mes të ‘koalicionit’ Ramiz Lladrovci- Naim Bazaj”. Ata vazhdimisht fishkëllenin, kështu, duke e pamundësuar të flas “rehatshëm” liderin e PDK-së.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam i nderuar me qenë këtu. Ju kisha lut të gjithëve bashkërisht që të na dëgjojë gjithë Kosovë të na shohin se si frymon Drenica. Këtu ka demokraci”, dëgjohej ai teksa fliste në hotelin “Nobel”, transmeton indeksonline.

Ndyrshe, kandidati i pavarur, Naim Bazaj para pak castesh është tërhequr nga kandidatura për kryetar të Drenasit. Ky i fundit ende nuk ka sqaruar për largimin e tij nga gara për të parin e komunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu