“Fitoj 20 mijë lekë”, mekaniku 8-vjeçar: Riparoj kamionë deri në darkë, më pas mësoj

Enloen Kajo, mekaniku 8-vjeçar që është bërë i famshëm në rrjetet sociale ka treguar se si është një ditë nga jeta e tij. Ai përveçse ndjek pasionin e rregullimit të kamionëve, nuk lë pas dore as mësimet.

I ftuar në Euronews, Enloeni tregoi se qëndron deri vonë në darkë në servis dhe mësimet i bën me pas.

Në servisin ku punon i ati dhe xhaxhai, Enloeni ka shkuar për herë të parë kur ishte dy vjeç e gjysmë.

Deri në orën 7 ose 8 të darkës. Mësimet i bëj më pas. Në shkollë, në mësime jam shumë i mirë. Më pëlqen lënda e matematikës. Këto i di edhe vëllai im, është 4 vjeç. Duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë këtu te servisi, shikoja xhaxhanë edhe babin, mësoja edhe unë. Duke u rritur, mësoja pak nga pak dhe tani e kam marrë zanatin”, tha Enloeni.

Ai madje ka treguar se fiton 20 mijë lekë në javë për ndihmën që jep në rregullimin e motorave të kamionëve.

“Pagesa varet, të shtunën marr 20 mijë lekë. Më përpara fitoja 5, pastaj më jepnin 10, ndërsa tani 20”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu