Flori e tregon hapur kujt ia dedikoi këngën “Plas”

Flori Mumajesi fitoi edicionin e 20-të të “Këngës Magjike”, me një këngë që rrëmbeu zemrat e publikut të titulluar “Plas”.

Pasi ngriti trofeun e këtij kompeticioni, Flori ka dalë në një deklaratë emocionuese duke thënë se pa publikun asgjë nuk do ja vlente.

“Tani është ai momenti kur vërtetë të plas shpirti, fillon drishesh. Çfarë do thuash një gjë të mençur? Unë do them atë që ndjej, dedikuar muzikës, me ju përkrah që keni qenë mbështetje shumë e madhe. Përfshirja juaj në këtë këngë ma ka bërë jetën edhe më të lumtur, si në ëndërr. Dhe po iu them edhe një gjë, nëse nesër nuk merrem më me muzikë, nuk kam peng asgjë. E kam shijuar shumë. Faleminderit nga zemra dhe ua dedikoj ju këtë këngë”, tha ai pasi u shpall fitues. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu