Florian Marku vazhdon si i pamposhtur në boks, mbron titullin në IBF pas triumfit ndaj Luisettos, ja sa pikë fitoi

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

Florian Marku edhe njëherë nuk ka zhgënjyer duke triumfuar ndaj Luisettos me vendim jurie duke mbrojtur titullin kampion në kategoriunë IBF, shkruan InfoShqip.

Mbreti Shqiptar dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjhëherë në diskutim triumfin.

Pas raundit të 8 me vendimin e jurisë Marku fitoi 78 pikë, ndërsa kundërshtari i tij Jorick Luiseto fitoi 76 pikë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu