Flata e Veriut që varet nga ushtria ruse ka nisur një stërvitje speciale për të provuar armët e nëndetëseve në ujërat e thella në detet Barents dhe Norvegjian.
Në deklaratën e bërë nga Flota Detare e Veriut, u vërejt se nëndetëset e gjeneratës së 4-të morën pjesë gjithashtu në stërvitje, e cila u krye në të dy detet në fjalë.
Në deklaratë u theksua se ishin testuar armët nëndetëseve.
“Stërvitja kryhet në një thellësi prej 500 metrash, që është kufiri për shumicën e nëndetëseve moderne” – shkruhet në deklaratë.
Bëhet e ditur se stërvitja, e cila u krye sipas planit, do të zgjasë edhe për disa ditë.









