Formacioni i pabesueshëm me lojtarët e shitur nga Manchester City

Manchester City nuk është vetëm klub që blen, por edhe që shet futbollistë të mëdhenj dhe të njohur. City është njëri nga klubet më konkurruese në Ligën Premier, por kanë nisur të respektohen edhe në Ligën e Kampionëve që nga blerje e klubit nga sheiku Mansour bin Zayed.

Qytetarët u blen në shtatorin e vitit 2008 nga sheiku Mansour për 210 milionë funte dhe që nga ajo kohë, klubi i ka fituar tre tituj të Ligën Premier, më 2012, 2014 dhe 2018, duke u bërë gjithashtu skuadra e parë që arrin 100 pikë brenda sezonit.

Marrja nën pronësi nga sheikët bëri që City të bëhet një nga klubet që shpenzon më së shumti në transferimin e futbollistëve, duke paguar shifra të majme.

Mansour bin Zayed arriti të sjell emra të mëdhenj në klubi si Sergio Aguero, David Silva, Vincent Kompany, Samir Nasri dhe shumë të tjerë.

Por, konkurrenca e fortë dhe transferimet e shumta kanë bërë që drejtuesit e klubit të detyrohen të shesin edhe yje dhe talent shumë premtues.

Portali i njohur Sportskeeda ka përpiluar një formacion me lojtarë të pabesueshëm që Man City i ka shitur gjatë viteve të fundit.

Më poshtë keni emrat dhe formacionin e largimeve:

Kasper Schmeichel
Jerome Boateng
Stefan Savic
Matija Nastasic
Kieran Trippier
Yaya Toure
Adrien Rabiot
James Milner
Aleksandar Kolarov
Edin Dzeko
Jedon Sancho

Formacioni:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu