Forumi Rinor Islam dekoroi më të mirët (FOTO)

Forumi Rinor Islam për të shtatëmbëdhjetën herë me radhë organizoi manifestimin tradicional të Vitit të Ri islam Hixhri 1439 në Teatrin Kombëtar Maqedonas në Shkup.

“Hixhreti është një kthesë e madhe në shoqëri, është një kthesë nga jeta pasive në atë aktive. Edhe koha që jetojmë në vendin tonë karakaterizohet me kohë të vështira, jostabilitet, probleme të shumta shoqërore, politike dhe ekonomike. Dhe kështu rinia që paraqet shpresën e popullit mbetet në shumë udhëkryqe. Mu nga kjo Forumi Rinor Islam ka fokusuar elanin e vet që të punojë me këtë shtresë të shoqërisë me qëllim që ta mbrojë, ta edukojë dhe ta forcojë për tu përballur me këto sfida.” –tha kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani

Forumi Rinor Islam në vazhdimësi promovon një nga qëllimet kryesore: stimulimin e diturisë dhe shkencës, nxënien e dijes. Kjo dëshmohet më së miri përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të dalluar. Nga shumë shkolla të mesme të qyteteve të Republikës së Maqedonisë u dekoruan nxënësit më të mirë, transmeton InfoShqip.

Poashtu u dekoruan edhe studentët më të dalluar të fakulteteve të ndryshme nga universitetet: Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Universiteti Shën Qirili dhe Metodi, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Europës Jug-lindore.

Si hafizi më i ri u dekorua 14 vjeçari hafiz Burak Iseni. Ndërkaq pas konkursit të shpallur si shkencëtar i vitit çmimin e fitoi Dr. Arlind Farizi nga Tetova. U bë edhe dekorimi i disa personaliteteve dhe subjekteve për kontribut dhe arritje të veçant. Post mortum u dekorua hoxhë Rexhep Voka, ndërkaq të dekoruarit tjerë ishin: mësuese Ajshe Dalipi, myftiu i Shkodrës hoxhë Muhamed Sytari, OJQ “Horizonti” nga Mali i Zi, dhe K.F “Shkëndija” nga Tetova./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu