Fotografi e rrallë, Hitleri duke përqafuar një vajzë hebreje (FOTO)

Një foto e publikuar bardhezi na tregon një Hitler komplet ndryshe. Në foton e veçantë shihet Adolf Hitler duke buzëqeshur dhe përqafuar një vajzë hebre 6-vjeçare, Rosa Bernile Nienau.

Rosa Bernile Nienau u bë e njohur për raportin e saj miqësor me Adolf Hitler.

Fotoja e shkrepur është shitur në ankandet historikë në Maryland për 11 mijë dollarë.

Fotoja është realizuar nga fotografi zyrtar i Hitler, Heinrich Hoffmann.

Shtëpia e ankandit bëri të ditur se Hitleri e kishte mësuar për prejardhjen hebraike të vajzës, por në rastin e saj ai anashkaloi ligjet raciste që kishte vendosur, përcjell GSH.

Rosa Bernile Nienau lindi në vitin 1926 dhe kishte gjyshen hebre.

Vajza e vogël ishte pothuajse 6 vjeç kur u fotografua me Hitlerin. Ajo vdiq nga poliomieliti në moshën 17-vjeçare.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu