Fotografia e përbashkët me Mexhitin dhe Bexhetin, vjen reagimi i Kastriot Rexhepit

Edhe deputeti Kastriot Rexhepi ka shpërndarë të njëjtën fotografi të përbashkët që më herët shpërndanë deputeti i BDI-së Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Sarajit nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti.

Për dallim nga Mexhiti dhe Bexheti, Rexhepi përveç fjalës “bashkë”, ka shtuar edhe fjalën “Evropa21”.

Fotoja ishte publikuar fillimisht nga Mexhiti me një porosi “bashkë”, duke mos dhënë detaje. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë ka nxjerrë foton edhe deputeti Rexhepi, duke shkruar “bashkë#Evropa21”. Edhe ish-deputeti i Besës nuk ka bërë ndonjë koment tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu