Fyerjet ndaj shqiptarëve, policia ka ndaluar vetëm 5 komitë

Policia ka ndaluar vetëm pesë persona për ofendimet që i bënë shqiptarëve dhe funksionarëve shtetërorë nga sheshi i Shkupit natën kur festohej fitorja e Vardarit. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprës “Prishje të qetësisë dhe rendit publik” ndërsa pohon se për informatat e siguruara e kanë njoftuar edhe Prokurorinë.

“Kemi dorëzuar njoftim. Në lidhje me atë rast, ju e dini se kishte prishje të rendit dhe qetësisë publike, janë ndaluar 5 persona të cilët janë të mitur, ndaj tyre po merren masa, po bëhen inspektime për të tjerët”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme. Ditë më parë, nga klubi i hendbollit “Vardar”, thanë se distancohen dhe si dënojnë ofendimet dhe fyerjet që u kënduan natën kur ekipi i tyre u shpall kampion i Evropës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu