Gaboni nëse i hidhni lëvozhgat e vezëve! Ziejini, piqni dhe konsumojini ato

Jeni mësuar të hidhni lëvozhgat e vezëve, tani mos e bëni më!

Lëvozhgat e vezëve janë një burim i mirë i kalciumit, sepse janë 95% kalcium i karbonizuar, një lëndë ushqyese që përdoret si trajtim për lehtësimin e acidit të lartë në stomak.

Lëvozhga e një veze të vetme përmban rreth 2 gramë kalcium.

Për t’i konsumuar ato duhet fillimit t’i zieni mirë për të zhdukur çdo bakter të dëmshëm.

Pasi të ziejnë mirë, mund t’i piqni në sobë për 15-20 minuta me temperaturë deri 100 gradë celsius.

Më pasi i bluani mirë deri sa të bëhen pluhur. Kalciumi i mbetur tek ky pluhur thuhet se mund të lehtësojë dhimbjet dhe humbjen kockore tek femrat që vuajnë nga osteoporoza.

Nuk duhet ta konsumoni pluhurin siç është, por mund ta përdorni kur gatuani bukën, pica apo makarona.

Kujdes mos e teproni me të, pasi si mungesa e kalciumit ashtu edhe tepria me të janë të dëmshme për organizmin. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu