Ganiun dhe Kasamin i bashkon futbolli: FC Shkupi dhe FC Shkëndija janë krenaria jonë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka publikuar fotografi nga ndeshja e futbollit mes gjeneratave të reja të Shkëndijës dhe Shkupit. Ganiu ndeshjen e ndoqi bashkë me kreun e Tetovës, Bilall Kasami.

“Me Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës gjatë ditës së djeshme bashkërisht ndoqëm ndeshjen e futbollit që zhvilluan gjeneratat e reja mes FC Shkupit dhe FC Shkëndijës, kuptohet në mënyrë miqësore, ashtu edhe siç na ka hije.

Të rinjtë meritojnë të ecin përpara bashkë dhe në këtë frymë të bashkëpunimit. FC SHKUPI dhe FC SHKËNDIJA janë krenaria jonë, dashuria jonë, e ardhmja jonë e përbashkët!”, ka shkruar Ganiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu