Gashi – Konjufcës: Po të na konsultonit, do ta shkarkonim secilin që do të ishte pengesë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, i cili tha se Nekibe Kelmendi ishte shkarkuar nga Hashim Thaçi në kohën kur ishte kryeministër dhe LDK-ja nuk kishte reaguar, por kur u shkarkua Agim Veliu nga Albin Kurti LDK-ja po e rrëzon Qeverinë. Ndërkohë, Gashi ka shtuar se Kurti do duhej të konsultohej me LDK-në dhe do të merreshin vesh që të shkarkohej secili që do të ishte pengesë e koalicionit.

“Zonja Nekibe Kelmendi, nuk është shkarku kurrë nga z. Thaçi. Në riformatimin e Qeverisë janë largu tre ministra, Nekibe Kelmendi, Valton Beqiraj dhe Alush Gashi. Zoti Kurti është dashtë me bisedu me kryetarin e LDK-së dhe me u bindë që nuk funksionon dhe me gjetë zgjidhje dhe jam i bindur se do ta hiqnin secilin që do të shihej pengesë, Veliun, Hotin apo këdo tjetër”, tha Gashi.

Mirëpo, e menjëhershme ishte replika e ministrit Konujfca, i cili tha se është e turpshme të shkarkohet Qeveria për një ministër, pasi sipas tij kjo nuk bëhet askund në botë.

“Ajo as nuk e ka ditë as nuk e kanë thirrë, vetëm i ka çu duart dhe ka thënë e mora vesh nga mediat, është e turpshme me thënë kaq shumë jemi idhnu për Agim Veliun. Kurrkund në botë nuk rrëzohet Qeveria për shkarkim të një ministri, por për arsye më të mëdha. Po mundohemi me i dekonstruktu ato arsye, nuk është Agim Veliu, nuk është antiamerikanizmi”, tha Konjufca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu