Gazeta kryesore gjermane i bën karikaturë Kryeministrit izraelit Netanyahu (FOTO)

Komisioneri gjerman për anti-semitizëm, Felix Klein, ka thënë se gazeta “Süddeutsche Zeitung” e ka kaluar “vijën e kuqe” kur botoi karikaturën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu – me gojë, veshë dhe hundë të rritur.

Siç shkruajnë mediat e huaja,, Klein, i cili u caktua këtë vit në këtë post nga shqetësimet rreth rritjes së antisemitizmit, ka thënë se karikatura e botuar në gazetën kryesore gjermane pas vendimit të SHBA-ve për të lëvizur ambasadën në Jerusalem, ngjante me “imazhet e propagandës naziste, që nuk mund të tolerohet”.

Në karikaturë Netanyahu ishte veshur si një këngëtarja izraelite dhe fituesja e Eurovizionit, Netta Barzilai.

Pas tij është mbishkrimi Eurovizion, në të cilin shkronja “V” zëvendësohet me yllin e Davidit, ndërsa Netanjahu mban një raketë në dorë me fjalët “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”.

Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me këtë karikaturë, gazeta gjermane ka kërkuar falje. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu