Gazetari nga Kosova Vullnet Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albanians, theksoi se janë të pambrojtur nga shteti në punën e tyre.
Ai theksoi se para dy muajsh është tërhequr zvarrë nga disa protestues dhe policia nuk e ka ndihmuar.
Krasniqi nënvizoi se ka bërë padi ndaj tyre por që ata kanë marrë vetëm vërejtje.
“Kur kam qenë në Prizeren para dy muajsh dhe kam dashur të raportojë për një protestë, dhe në atë protestë mua më kanë tërhequr zvarrë, i kam kërkuar leje policisë dhe ato nuk reagojnë. Unë kam bërë padi ndaj tyre, dhe ata kanë marrë vetëm vërejtje dhe asgjë tjetër. Justifikimi i tyre ka qenë se nuk e dinin që unë jam gazetar”-tha ai.