Gazetari revoltohet me Luizin: U shit si Lulzim Basha

Gazetari i njohur, Çim Peka është “revoltuar” me fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili “tradhtoi” Sali Berishën dhe po bën fushatë në Shkodër në krah të kandidatit të PS-së.

Sipas Pekës, kur shitet kryetari i opozitës (duke iu referuar Lulzim Bashës), çfarë mund të presësh nga Luizi.

Mos e gjykoni kaq shumë këtë Luizin e BBV që u shit, në këtë vend u shit kryetari i opozitës dhe nuk pati kaq shumë reagim… Mos e teproni,” shkruan Peka.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Luiz Ejlli postoi një foto në Instagramin e tij ku shfaqej në krah të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Beci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu